Edi Ramës i lexohet statusi i Albin Kurtit, kjo është përgjigjja e tij kur pyetet për kryeministrin e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar ta komentojë urimin e fitores dhe mbajtjes së zgjedhjeve nacionale të Shqipërisë, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Edi Rama është pyetur se çfarë komenti ka për shkrimin e Kurtit në Facebook, derisa kryeministri shqiptar refuzoi të komentojë.

“Nc, nc, nc, nc… edhe sikur ta nxjerrësh sondazhin (diskutim i mëhershëm), nuk kam asnjë koment”, ka thënë Edi Rama në Opinion.

Marketing

Tutje, Rama tha se nuk flet as pas datës 26, dita e parë pas zgjedhjeve. Ai tha se e shtyen periudhën e mosfoljes.

“Nuk kam thënë ‘do të flas me datën 26’. Kam thënë ‘nuk flas deri me datën 26’. Thjesht shtyj periudhën e mosfoljes”, shtoi Rama.

Nga Vetëvendosje në Shqipëri kandiduan si deputetë të pavarur, Boiken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Iliaz Shehu. Asnjë nga këta nuk arriti të bëhet deputet.