Nga i pari tek i fundit si u votua kabineti “Rama 2” : Kush mbeti jashtë parlamentit

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Si e kanë vlerësuar qytetarët me votë kabinetin e qeverisë Rama 2?

Marketing

Në listën e ministrave, më i votuari me 15622 vota është Erion Braçe, i ndjekur nga Belinda Balluku me 15345 vota dhe Blendi Klosi me 12339  vota.

Ministrja me më pak vota është Milva Ekonomi me 3739 vota.

Ndërsa Elva Margariti, ministrja e Kulturës nuk ka kandiduar për të qenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.

Pandeli Majko i renditur i 19-ti nu ka arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për të kaluar herësin dhe për të hyrë në Kuvend. Ai nuk ishte në listën e sigurt, ndëra pjesa tjetër ishin në listën e sigurt të kandidatëve.

Lista e plotë:

1-Edi Rama, kryeministër ka marrë 15871 vota në Durrës dhe 11412 në Vlorë dhe ka hyrë në Kuvend

2-Erion Braçe, zëvendës kryeministër, kandidat në Fier ka marrë  15622 vota dhe ka hyrë në Kuvend

3-Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes, kandidat në Korçë  ka marrë  11479 vota  dhe ka hyrë në Kuvend

4-Blendi Çuçi, ministër i Mbrojtjes, kandidat në Gjirokastër  ka marrë 11932 vota dhe ka hyrë në Kuvend

5-Olta Xhaçka, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, kandidate në Korçë ka marrë 4795 vota  dhe ka hyrë në Kuvend

6-Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, kandidate në Vlorë  ka marrë 6428 vota dhe ka hyrë në Kuvend

7-Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, kandidate në Tiranë ka marrë  15345 vota  dhe ka hyrë në Kuvend

8-Evis Kushi, ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, kandidate në Elbasan  ka marrë 4377 vota dhe ka hyrë në Kuvend

9-Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë, kandidate në Tiranë ka marrë  7254 vota dhe ka hyrë në Kuvend

10-Elva Margariti, ministre e Kulturës nuk ka kandiduar për deputete në Kuvendin e ardhshëm

11-Milva Ekonomi, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kandidate në Durrës ka marrë 3739 vota dhe ka hyrë në Kuvend

12-Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kandidate në Tiranë ka marrë  9096 vota dhe ka hyrë në Kuvend

13-Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit, kandidat në Berat ka marrë  12339 vota dhe ka hyrë në Kuvend

14-Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën, kandidat në Tiranë ka marrë  8766 vota dhe nuk ka hyrë në Kuvend

15-Eduard Shalsi, ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes kandidat në Tiranë ka marrë 4601 vota dhe nuk ka hyrë në Kuvend

16-Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, kandidate në Tiranë ka marrë 8049 vota dhe ka hyrë në Kuvend

17-Arben Ahmetaj, ministër i Shtetit për Rindërtimin, kandidat në Tiranë ka marrë 11274 vota dhe ka hyrë në Kuvend