Shkuma e rrojës ju zgjidh shumë sekrete

Ne e përdorim shkumën e rrojës për një lëkurë më të butë e të lëmuar. Ajo përbëhet nga një përzierje përbërësish që hidratojnë dhe zbusin lëkurën e ndjeshme si lanolina dhe acidi stearik. është e butë për lëkurën, por gjithashtu edhe për disa përdorime të tjera. Gjithashtu, është shumë qejf të luash me të.

Marketing

Pas një dushi të gjatë, pasqyrat tuaja në banjë janë mbushur me avull, mund t’i pastroni ato me pak shkumë rroje dhe funksionon për mrekulli.

Nëse përzieni shkumën e rrojës me ngjyrues ushqimorë, mund të krijoni bojëra për fëmijët tuaj. Ata mund të zhysin duart në to e të pikturojnë dhe ju nuk keni pse shqetësoheni fare për kimikate.

Ups, dikush e ka bërë pis rrugicën. Mbulojeni njollën me shkumë rroje dhe lëreni për 10-15 minuta. Më pas përthitheni me leckë të lagur.

Vathët që ju ka dhuruar gjyshja duken si të vjetër? Shkuma e rrojës u kthen atyre shkëlqimin. Fërkojini bizhutë me shkumë rroje, pastaj shpëlajini me ujë.

Nëse ju bie kafeja tek këpucët kamosh, shkuma e rrojës është zgjidhje shumë e mirë në rast se nuk keni pastrues kamoshi. Ky truk ju ndihmon për të hequr edhe njollat e vjetra nga kamoshi.