ASH-AAA:  Deklarata e Pendarovskit për “27 prillin” është skandaloze

Në lidhje me deklaratën e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, se personat që u futën në Kuvend dhe shkaktuan dhunë e përgjakshme nuk janë terroristë kanë reaguar nga koalicioni opozitar shqiptarë Aleanca për Shqiptarët- Alternativa. Ata deklaratën e tillë e quajnë skandaloze.

Marketing

“Mendoj se është skandal për arsye se presidenti Penadarovski duheshte të kërkojë që prapa grilave të jenë edhe ata që organizuan ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Pendarovski nuk kishte asnjë deklaratë lidhur me rigjykimin e rastit “Monstra”, kur më herët kishim deklaratë të kryeministrit Zaev se njerëz të pafajshëm janë në burgje”, u shpreh Bujare Abazi në ASH-AAA