Italia ka regjistruar 13,446 raste të reja me koronavirus nga 338,771 teste të kryera në 24 orët e fundit.
Autoritetet e shëndetit regjistruan 263 vdekje ndërsa totali që nga fillimi i pandemisë shkon në 120,807.
Numri i të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv u ul me 57, ndërsa 411 më pak pacientë ndodheshin të shtruar në pavijonet e tjera Covid .
Të shëruarit sot ishin 15,621. Qe nga fillimi i pandemisë, vendi numëron 4,02 milionë të infektuar dhe 3,46 milionë të shëruar.