Njihuni me mesfushorin shqiptar që po ecën me hapa gjigantë në futboll

11:23 | 1 Maj 2021

Marketing

Kleandro Lleshi, mesfushori i talentuar shqiptar, i cili luan në radhët e ekipit spanjoll të FC Cartagena-s, ka premisa të mira për t’u bërë një nga yjet e Kombëtares shqiptare të futbollit.

2020 duket se ishte një vit i mbrapshtë për të, duke nisur fillimisht me prekjen nga virusi covid-19, e më pas me një dëmtim që e detyroi të qëndronte për dy muaj jashtë shtëpisë së tij të dytë, stadiumit. Lleshi është bërë pjesë e Kombëtares që në moshë të vogël.

Në intervistën për rubrikën “Talenti Shqiptar” në fshf.org, ai tregon hapat e parë në futboll, synimet e tij dhe sakrificat për futbollin.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Kur shikoj sot fëmijët e vegjël teksa luajnë me top, më kujtohet vetja ime, pasi edhe unë si këto fëmijë sot apo edhe një pjesë e madhe e bashkëmoshatarëve të mi, kam nisur të luaj me top që kur isha i vogël. Sigurisht, jo duke shënuar gola, por më pëlqente të vrapoja pas topit. Në fillim shihja në televizor ndeshjet dhe imagjinoni një 5 vjeccar si unë që ccmendej pas Ronaldo “fenomenit”. Më pëlqente shumë ekipi i Realit të Madridit, ndërsa babain e kam pasur tifoz të Barcelonës.

Kur isha rreth 7 vjecc, një fqinj në lagje i sugjeron babit që të më dërgonte të luaja futboll në kompleksin “Ali Demi”, pasi e shihte se edhe pse i vogël, unë kisha një dëshirë të madhe për të luajtur futboll. Njeriu i parë pastaj që më ka ndjekur dhe që ka parë tek unë se realisht kisha talent, përpos dëshirës për të luajtur ishte profesor Armand Dama. Që prej ditës së parë, ai më ka mbështetur shumë, më ka dhënë forcë për t’u stërvitur dhe për të ecur në rrugën pa kthim të realizimit të ëndrrës time.

 

– Keni lënë pas dëmtimi dhe jeni rikthyer të luani me klubin? Na flisni pak për situatën që kaluat (pra për periudhën e dëmtimit) dhe për rikthimin në fushë? A jeni rikuperuar plotësisht?

– Dëmtimet janë pjesë e sportit. Rëndësi ka vullneti për t’i tejkaluar e për t’u rikuperuar sa më mirë. Pas kalimit të Covid-19 me rikthimin në fushë pësova një dëmtim të rëndë muskulor, që më la dy muaj jashtë fushe. Ishte periudhë shumë e vështirë për mua, më ndodhi në momentin që sapo isha përshtatur me ekipin. Është diçka që të rëndon psikologjikisht dhe normalisht të duhet kohë të kapësh sërish ritmin. Me shumë punë dhe sakrifica arrita të kthehem në fushë.

Jam rikuperuar plotësisht falë Zotit nga dëmtimi. Ndihem shumë mirë, por do të duhet edhe pak kohë që të arrij aty ku synoj unë.

 

– Po për ecurinë me klubin çfarë mendon? A je i kënaqur?

– Siç ju thashë: Ëndrra ime ishte futbolli spanjoll që kur kam prekur topin. Jam këtu, jam i lumtur me ekipin, trajneri dhe gjithë stafin e FC Cartagena-s, të cilët po më mbështesin. Po marr minuta në momentet më të vështira të ekipit, kemi dhe shtatë ndeshje që janë të gjitha si finale për ne.

 

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi? (debutimi me ekipin kombëtar të moshave)

– E kam veshur bluzën e ekipeve kombëtare që në moshën 12-vjeçare gjatë seleksionimeve, që bëheshin për grup-moshat. Jam thirrur nga ekipi Kombëtar U-19, duke kapërcyer grup-moshën U-17 pasi mora ftesën nga trajneri Arjan Bellaj. Gjithashtu te Kombëtarja U-19 kam punuar edhe me trajner Erion Bogdanin dhe në moshën 19-veçare kam debutuar me Kombëtaren U-21 me trajner Alban Bushin.

Kur vesh atë fanellë nuk ke kohë te mendohesh, duhet të japësh shpirtin në fushë. Kjo është ajo që përjeton kur luan për kombëtaren shqiptare.

 

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Me kombëtaret e moshave dhe me klubin.

– Me Kombëtaren dua të veçoj një moment, që është shumë special për mua, këndimi i himnit kombëtar në fushë me skuadrën. Është emocion që nuk mund të përshkruhet.

Ndërsa, momenti më i lumtur në karrierën me klubin ka qenë debutimi në kampionatin spanjoll La Liga, një ëndërr e imja e realizuar.

 

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Sakrifica me e madhe? Unë kam sakrifikuar dhe do sakrifikoj çdo gjë që duhet për futbollin. Unë jetoj për futbollin dhe me futbollin.

 

– Çfarë synimi ke për të ardhmen? Ke besim se do të rikthehesh edhe në Kombëtare?

– Synimi është të vazhdoj të luaj në elitën e futbollit, në kampionatin më të fortë të botës së futbollit. Kjo është e tashmja dhe e ardhmja e punës time.

Sa i takon Kombëtares, siç ju thashë më lart, e kam ndjere peshën e asaj fanelle. Për mua të luash për Kombëtaren nuk mjafton vetëm të luash mirë futboll apo shpirti i garës, duhen të dyja. Qe t’i kesh të dyja duhet të jesh profesionist, nëse luan në kampionat elitar besoj se këto elemente janë në një shkallë superiore. Unë do të vazhdoj të bëj detyrën time në La Liga. Mendimi im është ky: futbollistët të cilët luajnë në kampionate elitare nuk vijnë për të marrë te Kombëtarja, por vijnë që të sakrifikojnë dhe të japin maksimumin për Kombëtaren.

Ekipi ku unë luaj beson tek unë. Do të vazhdoj të bëj detyrën siç i takon një futbollisti profesionist. Unë nuk vij me synimin për të gjetur klub nëpërmjet Kombëtares. Kam kontratë 5-vjeçare në La Liga. Ndihem gati në çdo çast, por zgjedhjet i bëjnë ata që e kanë këtë detyrë.

 

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?

– Idhulli im në Kombëtare është lojtari i 12-të, pra tifozët. Janë ata të cilët japin çdo gjë për Kombëtaren pa asnjë kusht. Modeli im në futboll është lojtari i punës dhe i sakrificës për futbollin.