Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1147 dhe ka rreth 740 shtretër të lirë spitalorë në kovid qendrën, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Më 24 orët e kaluara në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 24 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, me ç’rast në repartet infektive në kryeqytet gjithsej mjekohen 473 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19. Pjesa më e madhe e tye janë në mbështetje oksigjeni.
“Në 24 orët e fundit, ka pasur 13 pranime në Klinikat interne dhe kirurgjike. Në kovid qendrën në SPQ 8 shtatori kishte 4 pacientë të pranuar në dhe 6 u pranuan dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Në Kozle nuk janë pranuar pacientë të sëmurë, as në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve. Gjithashtu nuk kishte pranime në Institutin e Mjekësisë Fizike, theksohet në kumtesë.
Në 24 orët e kaluara, 26 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.
“Aktualisht në kovid qendrat në Klinikat interne dhe kirurgjike mjekohen 195 pacientë. “Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 113 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infective 125 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive në Kozle ka 14 pacientë. Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka tre fëmijë pozitivë me kovid-19 dhe 2 nëna, ndërsa në GAK ka tre paciente pozitive. Në Institutin për mjekësi fizikale dhe rehabilitim ka 19 të sëmurë”, informojnë nga MSH-ja.
Ministria potencon se numri i pranimeve në ditët e kaluara është duke u zvogëluar dhe sot deri në orën 8 të mëngjesit kishte 280 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar, të shtohen vende të lira.
Në 24 orët e kaluara, në qendrat e kovid në spitalet në të gjithë vendin jashtë Shkupit, është raportuar se mjekohen gjithsej 674 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus.
“Sipas raporteve të spitaleve që vijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 92 pacientë pozitiv dhe të dyshimtë për Kovid 19, në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 59 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 31 pacientë, në Veles mjekohen 73 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë ka 79 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-10. Në kovid qendrën në Ohër ka 75 pacientë të hispitalizuar, në Prilep 68, në kovid qendrën në Gostivar 23, ndërsa në Strugë 17 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 73 pacientë, ndërsa në Koçani 23, në Kërçovë 20, Kavadar 29. ndërsa në Gjevgjeli 12 persona pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus. Duhet pasur parasysh se numra ndryshojnë nga ora në orë, sipar pranimeve dhe lëshimeve të bëra të pacientëve”; theksohet në kumtesën.
Ministria kujton se gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë.
Nga MSH gjithashtu informojnë se të gjitha repartet infektive ishin të oksigjenuara dhe mund të kujdeseshin për pacientët që kishin nevojë për mbështetje të oksigjenit.