Plagosi me thikë 5 persona në Xhaminë në Tiranë, avokati kërkon shtrimin në spitalin psikiatrit të Rudolf Nikollit

Avokati i Rudolf Nikollit, i cili në 19 prill plagosi me thikë 5 persona në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë, ka kërkuar lirimin nga qelia të Nikollajt dhe shtrimin në spital psikiatrik.

Avokati Isuf Shehi ka depozituar kërkesën dje në Gjykatën e Apelit të Tiranës, për të bërë shtrimin dhe trajtimin e Rudolf Nikollaj në spitalin psikiatrik, raporton “Shqiptarja”.

Rudolf Nikolli është lënë në burg me kërkesë të prokurorisë, ku akuzohet për veprën penale “veprime për qëllime terroriste”, e ndërsa hetimet po kryhen nga Antiterrori.  

Marketing

Por edhe për familjarët ky veprim nuk ka të bëjë aspak me radikalizëm, por se Nikollaj ka probleme të shëndetit mendor, që i ka shfaqur prej 6 muajsh.