Një baba ka zbuluar se si prindërit i shpuan veshët vajzës së tij, pa dijeninë e tij. Në një postim anonim në Reddit, burri shpjegoi se ai dhe e fejuara e tij kanë një vajzë nëntë muajshe me emrin Thalia.
Femijet e tyre ishin shumë mbështetës, derisa gjërat u përkeqësuan. “Në thelb ne vendosëm që do të varej nga Thalia kur ajo të rritet nëse dëshiron t’i shpojë veshët,” shkroi ai. “Asnjëherë nuk e kisha menduar që t’ia shpoja kur ajo ishte ende një foshnjë, pasi prindërit e fejuarës sime e bënë këtë gjë me të dhe ajo gjithmonë e ka urryer vendosjen e vathëve. Ende edhe sot nuk vendos”.
Por prindërve të tij iu pëlqente kjo ide dhe ishin të etur që ajo të shponte veshët, edhe pse çifti ishte i vendosur për vendimin e tyre.
Ai tha: “Kur ata morën një nga miqtë e mamasë time për ta bërë atë ne kundërshtuam, kështu që ata vendosën që ta bënin pas shpinës tonë. Ne ndaluam të flasim me ta pas kësaj për mosrespektim të vendimit tonë. Të gjithë thoshin se po bënim një gabim të madh dhe nuk mund t’i largonim nga jeta e mbesës së tyre për diçka të tillë.”
Kështu që vendosëm vetëm t’i linim ta shihnin Thalia-n, në praninë tonë.
“Për këtë, të gjithë na thonë se ne po i dënojmë ata për diçka që nuk është ndonjë gjë e madhe dhe ne po i trajtojmë ata si fëmijë,” shtoi ai.
“Edhe prindërit e të fejuarës sime mendojnë lënia e tyre të bëjnë vizita të mbikëqyrura është shumë dhe ata duhet të lejohen të kujtojnë ose të kujdesen për Thalia-n njësoj si më parë.
“Ne ende nuk po dëshirojmë të ndryshojmë mendim për kushtet tona, kështu që po i vendos të gjithë kundër nesh”.
Ai pyeti përdoruesit e Reddit nëse ai dhe e fejuara e tij ishin të paarsyeshëm sepse nuk donin ta linin atë vetëm me ta dhe nëse ai duhej të ishte më falës dhe të gjithë pranuan që prindërit e tij kishin gabuar.
Një person tha: “Unë nuk do ta lija më kurrë fëmijën tim me ta. Nëna ime preu flokët e vajzave të mia dhe unë e largova nga to; ky është një nivel krejtësisht tjetër.”
Një tjetër theksoi: “Ata dëmtuan përfundimisht veshët e mbesës së tyre për të vendosur stoli, gjë që mund të shkaktojë një infeksion dhe ndoshta të vrasë fëmijën nëse nuk është bërë me pajisje sterile, gjë që nuk konfirmohet sepse ishte një nga miqtë e tyre dhe ndoshta jo një profesionist.
“Nëse mbesa nuk i pëlqen shpimet kur të jetë më e madhe, atëherë ata shkatërruan përgjithmonë një nga pjesët kryesore të trupit të saj. Kjo është absolutisht absurde”.
Ndërsa dikush tjetër tha: “Nuk ka të bëjë me shpimin e veshit. Ka të bëjë me shpërfilljen e qartë të dëshirave të prindërve. Ju nuk mund t’u besoni njerëzve të cilët jo vetëm që do të bëjnë gjëra që nuk dëshironi t’i bëni, por edhe nuk pranojnë të kërkojnë falje për atë që bënë, duke e anashkaluar atë”.
Por një person tha: “Qesharake se si askush nuk po kritikon prindërit për veprimin fëminor”.