18:13 | 1 Maj 2021
18:13 | 1 Maj 2021
Feronikeli humbi në Gjilan ndaj Dritës në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës.
“Nikli” ishte duke humbur 3-0, por arritën të shënojnë një gol nderi përmes sulmuesit në formë, Marko Simonovski, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, paralajmëroi skuadrën se nëse vazhdohet në këtë formë, ata mund ta gjejnë vetën duke luftuar për mbijetesë këtë sezon.
“E filluam ndeshjen mirë dhe humbëm një rast të pastër dhe më pas diferencat e vogla e bënë dallimin ku kundërshtari kaloi në avantazh me anë të një penalltie”, tha ai.
“Çdo ndeshje do të luftojmë deri në fund pasi e meritojmë të jemi më lart në tabelë sesa jemi tani”, tha Duro.
“Kjo skuadër nuk e meriton të jetë këtu ne do të bëjmë të pamundurën që të jemi pjesë e Superligës edhe në sezonin e ri. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe shpresoj që në fund të na shpërblehet”, përfundoi Klodian Duro./Lajmi.net/