Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, uron besimtarët ortodoksë për Pashkët.
Kryemadhi uron që kjo festë të sjellë bekime për të gjitha familjet shqiptare, ndërsa publikon foton duke përqafuar bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta.
“Miq dhe dashamirës, GËZUAR nga ne të dy! Zoti është i madh dhe gjithmonë pranë atyre që besojnë tek e mira.
Bekime për ju dhe familjet tuaja”, shkruan Kryemadhi.