Shpati Zekaj avancon në çerekfinale të “European Open”, mposht zviceranin Eich me IPPON

12:06 | 2 Maj 2021

Marketing

Shpati Zekaj ka avancuar në raundin e tretë të kategorisë -100 në European Open.

Shpati Zekaj nisi aventurën e tij në European Open ndaj çekut Matej Silvester.

Tani në raundin e dytë, xhudistët e filluan ashpër garën, shkruan lajmi.net.

Në min 2:55, Eich mori një penalti pas një tentative të shkuar dëm.

Eich dukej i lodhur në min 2:04, ku fitoi disa kohë duke vonuar meçin dhe më pas mori penaltinë e dytë.

Edhe Zekaj u penalizua dy herë në min 1:25.

Por, pas vetëm disa sekondash, Eich u neshkua me të tretin penalizim, që shkaktoi dhurimin e IPPONIT për Shpati Zekaj.

Tani Shpati Zekaj avancon në raundin e tretë ku do të ketë përballë xhudistin hungarez, Zsombor Veg./Lajmi.net/