Kryesia e klubit realizoi takime në Komunën e Gostivarit

Kryesia e FC Shkupit gjatë ditës së djeshme ka realizuar disa takime në Komunën e Gostivarit, për të thelluar bashkëpunimin me ekipe nga ky rajon.

Marketing

Presidenti Olgun Aydin, drejtori sportiv Omer Bunjaku dhe sekretari i përgjithshëm Emir Shabani realizuan takime shumë frytë dhënëse me krerët e këtyre institucioneve ku në rend të parë ishte interesimi për klubet nga kjo anë dhe bashkëpunimi me ta.

Në realizimin e këtij takimi ishte legjenda e klubit tonë, Argjend Beqiri i cili tashmë është edhe i angazhuar në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte së bashku më krerët e klubit tonë, asistoi në të gjitha takimet që u realizuan.

Fillimisht realizuam takim me kryesinë e KF Gostivarit, më pas ata të ekipit Genc Kalemler, FC Trabzonspor, duke vizituar edhe Shkollën Fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, si dhe Univeristetin Ndërkombëtar Vision.

Nga ky takim kryesia ynë përfitoi ngritjen dhe bashkëpunimin me klubet vëllazërore në vend, e që në të ardhmen do të jetë bashkëpunimi edhe më i madh në kërkimin e talenteve të reja nga vendi ynë.