PS konkretizon nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

Partia Socialiste ka konkretizuar nismën për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. Mësohet se PS ka mbledhur deri më tani 36 firma për shkarkimin e Metës.

Marketing

Pritet që kjo nismë e socialistëve të futet në kalendarin e punës së Kuvendit. Ndërkohë, sot do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të miratuar kalendarin 3-mujor të Kuvendit.

Gjithashtu, Konferenca e Kryetarëve do të miratojë programin 3-javor. Kujtojmë se nisma për shkarkimin e Presidentit Meta nisi pas fitores së PS në zgjedhjet e 25 prillit./BalkanWeb