Nga nesër fillon vaksinimi masiv kundër COVID-19 me vaksinën kineze “Sinofarm”. Procesi I imunizimit do të zhvillohet në Shkup por edhe në Qendrat Rajonale të vaksinimit në Kumanovë, Tetovë, Kavadar, Shtip, Ohër dhe Manastir, kurse sipas numrit të paraqitur të qytetarëve do të shpërndahen edhe vaksinat.
Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se deri në fund të Majit punkte për vaksinimin masiv do të ketë edhe në Veles dhe në Prilep.
Deri më tani, në vendin tonë janë vaksinuar 61.603 qytetarë, kurse përmes aplikacionit online janë paraqitur 218.577 qytetarë.