Spekulimet për një iPhone me ekran me palosje kanë qarkulluar prej kohësh, megjithatë një raport i fundit është më i besueshëm se të tjerët.
Analisti i mirënjohur i Apple Ming Chi-Kuo tha se Apple ka planifikuar të nxjerrë në shitje një iPhone 8-inç me ekran me palosje në 2023. Raporti bazohet në një anketë dhe parashikon që Apple do të shesë 15-20 milionë njësi të tilla në 2023.
Kuo ka folur në muajin Mars për herë të parë për këtë iPhone, por tashmë raporti i fundit jep më shumë detaje. Parashikon që ekran me palosje do të jetë QHD+ OLED furnizuar nga Samsung.
Po sipas Kuo, Oppo, Vivo, Xiaomi dhe Honor pritet të lançojnë modelet e reja me ekrane me palosje në fund të 2021 ose fillim të 2022.
Nëse ndodh, telefonët me ekrane me palosje do të jetë smartfonët e ardhshëm më të preferuar. Natyrisht Apple do të donte të ishte një prej kompanive që e ofron një produkt të tillë. /PCWorld Albanian