Rritet aktiviteti i prodhimit gjatë muajit prill në Eurozonë

Është rritur aktiviteti i prodhimit gjatë muajit prill në fabrikat e Eurozonës, gjë që është nxitur nga rritja e punësimit, megjithatë furnizimet u kufizuan duke çuar në një rritje të porosive të padërguara.

Deri sa një valë e tretë e infeksioneve të COVID-19 godet Evropën, ka detyruar disa qeveri të mbyllin shumë prej industrive të tyre dominuese të shërbimeve.

Indeksi i Prodhimit (PMI) në muajin prill është rritur për 62.9 pikë nga 62.5 pikë që ishte në muajin mars.

Marketing

“Eurozona është afër rikthimit ekonomik. Duke parë se ku jemi tani, numrat janë inkurajues. Është një përfundim i paralajmëruar që tremujori i dytë do të jetë shumë më i qëndrueshmen se tremujori i parë”, shprehet Bert Colijn nga kompania ING.

Në Gjermani gjatë muajit prill numri i të papunëve ka arritur në gjithsej 2 milionë e 760 mijë, pavarësisht masave të qeverisë për të mbrojtur fuqinë punëtore.

Në të dhënat e Agjencisë Federale Gjermane të Punësimit (BA), thuhet se pritjet për shifrën e të papunësuarve në muajin prill ishin për një rritje prej 10 mijë.

Sipas BA-së, numri i njerëzve të punësuar në vend vazhdon të mbetet nën nivelin para pandemisë.