13:01 | 3 Maj 2021
13:01 | 3 Maj 2021
Por pavarësisht kësaj situate, e cila ngre alarmin tek shumë femra, ka gjithmonë një zgjidhje.
Rënia e gjoksit është një proces natyror që ndodh kur gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin, zakonishtndodh pas të 40-ve, por nuk përjashtohen rastet që mund të ndodhë dhe më herët.
Shtatzënia është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në rënien e gjoksit. Përveç saj, shkaktarë të tjerë mund të përmendim menopauzën, humbjen apo marrjen e peshës në mënyrë të shpejtë etj.
Por pavarësisht kësaj situate, e cila ngre alarmin tek shumë femra, ka gjithmonë një zgjidhje. Bright Side ka zbuluar disa mënyra natyrale që forcojnë gjoksin, i japin formë dhe, më e rëndësishmja, e mbrojnë atë, transmeton lajmi.net.
Larja me ujë të vakët: Dushi me ujë të vakët mund të mos jetë i preferuari për shumë prej jush, megjithatë është i rëndësishëm për tonifikimin e lëkurës. Në këtë rast mund të aplikoni edhe kubikë akulli ose garza të lagura në gjoks.
Mbajeni shpinën drejt: Kërrusja e bëni gjoksin të duket aspak tërheqës, si dhe dobëson muskujt e gjirit. Përpiquni t’i mbani shpatullat gjithmonë drejt. Ky veprim tonifikon muskujt dhe e bën më të bukur pamjen tuaj të jashtme.
Mos ushtroni presion në gjoks: Përpiquni mos të flini me bark dhe zgjidhni gjithmonë reçipetat e duhura. Reçipetat që duket sikur ngrenë gjoksin dhe e bëjnë atë më tërheqës, në fakt vetëm e dëmtojnë atë. Në këtë rast nuk do të ndiheni rehat dhe pengoni qarkullimin e gjakut në gjëndrat limfatike.
Zgjidhni reçipetat e duhura kur merreni me sport: Kurrë mos vraponi apo të hidheni në litar pa reçipetat e duhura për sport. Ushtrimet fizikee janë të mira për trupin, por mund të jenë të dëmshme për gjoksin nëse nuk vishni reçipetat e duhura.
Përdorni krem mbrojtës dielli: Abuzimi me nxirjen, sidomos pa përdorur krem dielli, çon në tharje të lëkurës dhe humbje të elasticitetit të saj.