Kur do hapet kufiri? Greqia merr vendim për dy javët në vijim, çfarë pritet më 14 maj

Shtyhet sërish afati i hapjes së pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Është e disata herë që shteti helen vazhdon dhe shtyn hapjen e kufirit me Shqipërinë, si pasojë e masave parandaluese për përhapjen e Covid-19.

Deri në datën 14 maj, dogana e Kapshticës do të vazhdojë të jetë me të njëjtat rregulla të mëparshme, ku hyrja drejt vendit tonë mund të bëhet nga ora 06:00 deri në 22:00, për gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Marketing

Të vetmet hyrje, janë ata individë që mund të hyjnë nga shteti grek në Republikën e Shqipërisë vetëm me këmbë dhe mjetet e transportit të rëndë.

Greqia pritet të hapë pas më shumë se një viti kufijtë tokësorë dhe ajrorë për shqiptarët më 14 maj. Burime nga Ministria e  Jashtme i thonë Gazetës Si se me nisjen e sezonit turistik, vendi fqinj do të lejojë hyrjen e qytetarëve nga vendi ynë, duke hapur pikën kufitare të Kakavijës. Megjithatë, rregullat e kalimit të qytetarëve mësohet se po negociohen nga autoritetet shëndetësore të dy vendeve. “Për të kaluar në Greqi, qytetarët do të duhet të dorëzojnë një tampon, ose një dokument që tregon  se janë vaksinuar apo e kanë kaluar Covid-19”, thonë burimet.