Ç’mendon Jennifer Garner për marrëdhënien e ish-it, Ben Affleck me J.Lo?

Jennifer Lopez është parë shpesh kohët e fundit në shoqërinë e ish-it të saj, Ben Affleck, dhe kjo u bë shkak që të ngiheshin dyshimet se mes tyre po rilind dashuria. Megjithëse s’kanë mundur t’i fotografojnë dot bashkë, ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, sipas “Page Six”.

“Rojet e sigurimit e marrin Affleck dhe e përcjellin sërish kur del nga shtëpia e saj, pasi ka qëndruar disa orë atje.”- kanë treguar burimet, që gjithashtu shtuan se aktori është parë të paktën tre herë në shtëpinë e saj, që nga koha e ndarjes.

Mirëpo, ç’mendon ish-i i Ben Affleck, aktorja Jennifer Garner për marrëdhënien ende në pikëpyetje të dyshes? Në fakt, ajo uron më të mirën për ish-partnerin e saj dhe s’e ka aspak problem që ata të shoqërohen bashkë.

Marketing

“Ajo dëshiron çfarë është më e mira për të. Ajo që ka rëndësi është se Ben është një baba i mrekullueshëm dhe ata janë fantastikë kur bëhet fjalë për bashkë-prindërimin. Për të dy, përparësia kryesore është lumturia e fëmijëve.”- tha një burim për “ET”.

Mirëpo mes Ben dhe Jennifer nuk ka asgjë më shumë se miqësi! Një burim ka treguar për “Entertainment Tonight” se ata janë shokë shumë të mirë dhe se kanë një marrëdhënie perfekte.

“Ata kanë pasur një histori romantike, por në këtë pikë ata kanë vetëm miqësi. Të dy e admirojnë njëri-tjetrin profesionalisht, e respektojnë njëri-tjetrin dhe ndjehen rehat bashkë. Jennifer dhe Ben janë takuar shpesh herë që pas ndarjes së saj nga Alex. Jen dhe Ben kanë qenë miq gjatë viteve dhe të dy janë ende thjesht miq”, kanë thënë burimet për “ET”.

Rikujtojmë se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i dhanë fund fejesës së tyre që në vitin 2004 dhe që prej asaj kohe kanë ruajtur miqësinë e mirë me njëri-tjetrin.