Përfaqësuesi i PD-së Luçiano Boçi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, ka folur mbrëmjen e sotme edhe për kërkesat që vijnë për dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Sipas tij, PD është në mesin e një beteje dhe ajo e ka liderin, që duhet të vazhdojë këtë betejë.
‘Analiza është pjesë e normalitetit të funksionimit të një partie, pas një procesi zgjedhor. Ka pjesë për marrje përgjegjësie, sepse analiza duhet të nisë nga seksionet e deri më lart.
Ne jemi në një betejë të papërfunduar, nga beteja zgjedhore në një betejë ligjore.
Ne nuk mund të pretendojmë që gabimet janë tek Basha, duke ligjëruar vjedhjet e Ramës.
Nëse dikush thotë se largimi i Bashës do të zerojë vjedhjet e Ramës, atëherë haleluja. Por ne e kemi liderin dhe ai duhet të vazhdojë betejën.
Nuk është momentin që të krijojmë beteja të tilla fiktive brenda forcës tonë politike.
E keqja ka një emër, duhet luftuar, hajdutin e votave e kemi aty. PD bëri gjithçka, pati program, vizion, lidership krijoi frymë, krijoi lëvizje, por këto ranë për momentin, pasi hajduti i strukturuar me mekanizma jo politikë, me shtetin në këmbë si strukturë grabitje vote, vodhi votat dhe kërkon të ripërsërisë mandatin e tij’, tha Luçiano Boçi.