8:22 | 4 Maj 2021
08:22 | 4 Maj 2021
Trajneri i Torinos, Davide Nicola ka lavdëruar mbrojtësin Mërgim Vojvoda pas fitores ndaj Parmas.
Dje, goli i kosovarit ishte vendimtar për pikët e plota, derisa Parma ra në Seria B, transmeton lajmi.net.
Pas ndeshjes, Nicola ka lavdëruar Vojvodën.
“Jam i lumtur për Vojvodën edhe pse mund të shënonte edhe në shansin e dytë që e kishte më të mirë”, tha ai.
Për Vojvodën ky ishte goli i parë në Seria A me fanellën e Torinos./Lajmi.net/