ZYRTARE: Roma konfirmon ndërprerjen e kontratës së Fonsecas në fund të sezonit

12:13 | 4 Maj 2021

Marketing

Roma ka konfirmuar që në fund të edicionit, Paulo Fonseca do largohet nga klubi.

Shkaku i rezultateve të dobëta, me Romën që renditët në pozitën e shtatë dhe gjasat për kualifikim në finale të Ligë së Evropës janë shumë të ulëta, klubi italian vendosi ta shkarkojë trajnerin, transmeton lajmi.net.

“Duam ta falënderojmë Paulo Fonsecan për punën e madhe dhe udhëheqjen e treguar këto dy vite”, ka deklaruar presidenti i Romës, Dan Friedkin.

Sidoqoftë, Fonseca do jetë në krye të Romës deri në fund të sezonit dhe pasuesi thuhet se është Maurizio Sarri./Lajmi.net/