Samsung ndalon së përditësuari Galaxy S8 dhe S8+

Smartfonët Galaxy S8 dhe S8+ nuk do të përditësohen më dhe ka ardhur momenti që përdoruesit e këtyre smartfonëve të gjejnë alternativa të tjera nëse nuk duan të ngelen pa aplikacionet e fundit.

Megjithatë S8 Active dhe S8 Lite vijojnë të mbeten në listën e përditësimeve duke qenë se janë zbuluar disa muaj pas smarfonëve flagship.

S8 dhe S8+ ishin smartfonët të cilët morën porositë më të lata ndonjëherë. Megjithatë tani kanë kaluar 8 vie që nga debutimi dhe as Google nuk ofron mbështetje të tillë për smartfonët Pixel.

Marketing

Përgjatë 3 viteve këto smartfonë morën përditësime sisgurie.

Në këtë pikë smartfonët flagship të fundit që kanë ngelur duke marrë pëditësime mujore sigurie janë Galaxy S10.

Modelet S9 dhe S9+ marrin përditësime sigurie çdo 3 muaj. /PCWorld Albanian