Pse digjen makinat në Vlorë? Policia gjithnjë pa përgjigje!

Pas zgjedhjeve në Vlorë nisën djegiet e automjeteve. Një tjetër automjet u dogj sot, një makinë Opel Zafira.

Autori i mjetit thotë se ngjarja është aksidentale, por nuk është ky rasti me dhjetëra mjete të tjera që ndryshe nga sot nuk marrin flakë në ecje për shkak të një defekti teknik por ndërsa janë të parkuara sic ndodhi 2 ditë më parë në lagjen Osman Haxhiu.

Për periudha të ndryshme, pothuajse çdo ditë raportohen në Vlorë djegie të qëllimshme të automjeteve. Viktimat janë më së shumti banorë të Vlorës por edhe pushues që shkojnë atje. Fakti që policia e Vlorës nuk zbulon pothuajse asnjëherë autorët e zjarrëvënieve bën që zjarrvënia të jetë mënyra më e preferuar e larjes së hesapeve apo paralajmërimeve.

Marketing

Ata që bëjnë këto krime janë të qetë sepse policia asnjëherë nuk i zbulon dhe e vetmja zyrë që punon është ajo e shtypit e cila kujdeset të japë njoftimin e radhës për djegien e automjeteve.