NP Higjiena Komunale – Shkup filloi me pastrimin e deponisë së madhe egër në vendbanimin Draçevë

NP Higjiena Komunale – Shkup sot filloi me largimin e deponisë së madhe të egër të vendosur në hyrje të vendbanimit Draçevë, në vendin Axhevë.

Marketing

Aktivitetet zhvillohen në koordinim me komunën e Kisella Vodës dhe NP ,,Rrugë dhe rrugica”.

,,Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup edhe gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojnë ta pastrojnë këtë vend ku përmes hedhjes së pandërgjegjëshme të mbetjes është krijuar deponia e madhe e egër që paraqet kërcenim të drejtpërdrejtë për shëndetin e banorëve të këtij vendbanimi.

NP Higjiena Komunale – Shkup çdo vit largon sasi gjithnjë e më të madhe të mbetjes së parregullt të hedhur në territorin e Qytetit të Shkupit, që rezulton me krijimin e deponive të egra dhe ndotjen e mjedisit tonë jetësor. Në këtë periudhë kur po përballemi me pandeminë me një virus vdekjeprurës, do t’i ndërmarrim të gjitha aktivitetet e nevojshme dhe do të bëjmë çdo përpjekje që maksimalisht ta mbrojmë shëndetin publik” – tha drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani.