“Biden heq kufizimet e ndihmës në Azerbajxhan”

Sipas një raporti të publikuar nga faqja e internetit ‘The Hill’, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, po heq kufizimet e ndihmës së SHBA-së për Azerbajxhanin të cilat u vendosën gjatë luftës së vitit të kaluar në Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i shtetit, Antony Blinken, i ka treguar Kongresit Amerikan se Azerbajxhani kualifikohet për ndihmë nga SHBA-ja sipas nëj ligji që kërkon që kryediplomati amerikan t’i garantojë Kongresit se ndihma për Bakun nuk kontribuon në konfliktin rajonal.

Faqja e internetit ‘The Hill’ siguroi një kopje të dokumentit.

Marketing

Ndihma për Azerbajxhanin u kufizua vitin e kaluar mes konfliktit rreth Malësisë së Karabakut.

Thuhet se Blinken u tha ligjvënësve amerikanë se rifillimi i ndihmës nuk do të “dëmtojë ose pengojë përpjekjet e vazhduar për të negociuar një zgjidhje paqësore midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ose të përdoret për qëllime sulmuese kundër Armenisë”.

“Ndihma e SHBA-së është e nevojshme për të mbështetur përpjekjet e SHBA-së në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar ose për gatishmërinë e operacioneve të Forcave të Armatosura të SHBA-së apo partnerëve të koalicionit për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar ose është i rëndësishëm për sigurinë kufitare të Azerbajxhanit”, ka argumentuar Blinken.

Një zëdhënës i Departmentit të Shtetit për faqen e internetit ‘The Hill’ tha se “programet e ndihmës së sigurisë të SHBA-së në Armeni dhe Azerbajxhan janë krijuar për të rritur stabilitetin rajonal dhe monitorohen me kujdes që ato të mos pengojnë përpjekjet e vazhdueshme për të negociuar një zgjidhje paqësore të konfliktit”.



. .