Kryeministri i vendit, Zoran Zaev gjatë një konference për shtyp pranë qendrës së vaksinimit, Boris Trajkovski, në prani të komisionerit për Fqinjësi , Várhelyi dhe ministres austriake për BE, Edtstadler, ftoi të gjithë qytetarët që të paraqiten për t’u vaksinuar në faqen e internetit. Në këtë mënyrë, sipas kryeministrit, sa më herët të vaksinohemi aq më herët do dalim nga kjo situatë. Ai tha se në të gjithë vendin po hapen qendra të reja vaksinimi, prandaj nuk duhet humbur kohë.
U bëj apel të gjithë qytetarëve të paraqiten për t’u vaksinuar në faqen e internetit për t’u vaksinuar sa më parë të jetë e mundur për të dalim sa më shpejt nga kjo situatë ku ndodhemi. Po shtojmë pikat e vaksinimit në të gjithë Maqedoninë për të përshpejtuar vaksinimin. Pikat e reja të vaksinimit janë hapur në qytetet e Manastir, Tetovë, Shtip, Kumanovë, Kavadar, etj.
https://alsat.mk/zaev-u-bej-apel-te-gjithe-qytetareve-te-paraqiten-per-tu-vaksinuar-per-te-dale-sa-me-pare-nga-kjo-situate/