Nesër 05 maj 2021 (e mërkurë) me fillim në ora 14:00, organizohet Akademi përkujtimore me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.
Ky eveniment organizohet nën përkujdesjen e prijësit të shqiptarëve, kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti.
Akademia do të mbahet në hotelin DoubleTree by Hilton në Shkup.