Një bombë rrugore ka shënjestruar një autobus të vogël me punëtorë shëndetësorë në të, në kryeqytetin afgan Kabul, kanë thënë zyrtarët.
Tre mjekë janë plagosur dhe janë dërguar në spital, ka thënë zëdhënësi i policisë në Kabul Ferdaws Faramarz.
Punëtorët shëndetësorë kanë qenë duke shkuar në punë, në provincën qendrore Panjshir, ka thënë guvernatori i distriktit Kalakan, ku ka ndodhur aksidenti.
Asnjë person nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së mërkurës, derisa policia ka thënë se është duke hetuar rastin.
Ky sulm vjen në kohën kur trupat amerikane kanë nisur të largohen edhe zyrtarisht nga ky shtet.
Largimi i tyre, që duhet të përfundojë deri më 11 shtator, ndodh teksa talibanët tani kontrollojnë një pjesë të madhe të territorit të Afganistanit.
Gjenerali amerikan Mark Milley, udhëheqës i shefit të shtabit, ka thënë më 2 maj se ekzistojnë mundësi për “disa rezultate shumë të këqija dhe dramatike” për forcat afgane, pasi trupat amerikane dhe ato të NATO-s të largohen dhe të përballen më pas të vetme me talibanët.
“Sinqerisht, ne nuk e dimë ende”, ka thënë mes tjerash ai./REL