Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën duke shëtitur në një kopsht plot gjelbërim.
I veshur sportiv dhe i buzëqeshur, kreu i shtetit ka publikuar një foto, krahas së cilës shkruan: “Oksigjen Pranveror”.
Kohët e fundit, Presidenti ka qenë aktiv me shpërndarjen e fotove në rrjetet e tij sociale.
Duke treguar ditën e tij, që me urimin për ditëlindjen e djalit, Besarit, e deri tek fotot ku shfaqet me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin.