“Pasaportat”, ja me sa vite burg dënohen personat që pranuan fajin

Katër persona dënohen me burg ndërsa një me kusht, për rastin “Sozia” që ka të bëj me dhënien e pasaportave të rrejshme. Gjykata shqiptoi dënimet për personat të cilët paraprakisht pranuan fajin dhe njëherit akuzohen për veprën keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas gjykatës me dhënien e pasaportave të rrejshme, personat e akuzuar kanë përfituar të mira materiale dhe kanë keqpërdorur identitetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Personat në fjalë kanë dhënë pasaporta edhe personave me dosje kriminale ndërkombëtare duke rrezikuar sigurinë e vendit dhe më gjerë.

Marketing

– Advertisements –

Me këtë rast:

Denis Baruti dënohet me 2 vjet 7 muaj, i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim

Raif Miftari, 2 vjet dhe tre muaj, i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Gjorgji Vellkov, 2 vjet burg, i llogaritet edhe koha e paraburgimit.

Faruk Vilja, burg me kusht prej 6 muaj. Në rast se nuk përsërit veprën brenda dy viteve. i llogaritet dhe koha e paraburgimit.

Alen Liçina 2 vjet e 3 muaj do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, i ndalohet ushtrimi i detyrës 10 vite.

https://alsat.mk/pasaportat-ja-me-sa-vite-burg-denohen-personat-qe-pranuan-fajin/