Më 15 Maj Italia hap kufijtë!

Pas mbi 14 muaj mbyllje të kufijve, Italia informon se më datë 15 maj do të hap sezonin turistik për çdo turist nga çdo vend i botës që dëshiron të vizitoj këtë vend. Do të mjaftoj një leje kalimi specifik që paraprin patentën shëndetësore të Bashkimit Europian që pritet të jetë e disponueshme në fund të muajit qershor 2021.

Këtë lajm e ka dhënë kryeministri italian Mario Draghi, gjatë punimeve të samitit të vendeve të G20, që një ditë më parë u zhvillua në Romë në presidencën italiane.”Qytetet tona, plazhet e malet tona do të hapen e ju mikpresim”, u shpreh kreu i ekzekutivit italian.”Ka ardhur momenti , tha ai që të prenotoni pushimet tuaja në Itali!”

Italia ka vendosur të mos pres aprovimin e patentës së gjelbër europiane, që pritet të jetë gati në gjysmën e dytë të muajit qershor, por të ofroj rregulla të qarta e të thjeshta për turistët e të garantoj një siguri maksimale në shëndetit publik.

Marketing

Çdo turist që do dëshiroj të vizitoj Italinë nga çdo vend i botës, pas datës 15 maj është i lirë ta bëj me kushtin e zbatimit të disa rregullave; prezantimin në pikën kufitare të një dokumenti që vërteton se ka kryer të dy dozat e vaksinës anti-Covid e autorizuar nga Agjencia Europiane e Barnave, të certifikoj shërimin nga Covid në rast se ka qenë i infektuar dhe një tampon me rezultat negativ brenda 48 orëve para udhëtimit. 

Turizmi vazhdon të mbetet një ndër sektorët më të goditur nga pandemia me një rënie në 73% në nivel global e humbjen e 62 milionë vendeve të punës.”Rinisja e udhëtimeve dhe e turizmit është thelbësore për rimëkëmbjen e ekonomisë globale”, theksohet në dokumentin e dalë nga samiti i  vendeve G20 në Romë.