Filipçe: Nëse vazhdon ky trend, javën e ardhshme lehtësime të reja të masave anti-Covid

Lehtësime të reja të restriksioneve do të ketë në qoftë se vazhdon trendi i tanishëm i rënies së numrit të të infektuarve të rinj me virusin korona. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot nuk pati përgjigje pse dje, në fillim të imunizimit masiv, gjysma e qytetarëve që kanë qenë të thirur nuk janë paraqitur në terminin e tyre për vaksinim.

Marketing

Këto ditë autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, do ta përcaktojnë arsyen pse dje, në ditën e parë të imunizimit masiv në vend, rreth gjysma e 9.000 qytetarëve të regjistruar, nuk janë paraqitur në terminin e tyre për imunizim, ndërsa të tjerët mezi presin të vijnë në rradhë. Ministri i Shëndetësisë nuk konsideron se ka problem me organizimin.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Sistemi për vaksinim funksionon në mënyrë të përsosur, nuk ka asnjë problem me caktimin e termineve, merret termin në bazë të aplikimit në faqen vakcinacija.mk. Momentet e vetme kur ka pasur turma të vogla në hyrjen e pikës Boris Trajkovski kanë qenë skenarët kur një grup më i madh i qytetarëve me vaksinim të caktuar kanë ardhur para terminit.”

220 mijë qytetarët e paraqitur për imunizim nuk mund të zgjedhin se me cilën vaksinë do të injektohen, ndërsa për momentin në dispozicion janë kryesisht dozat nga “Phizer” dhe “Sinopharm”. Në qoftë se imunizimi, por edhe restriksionet do të ndihmojnë për uljen e mëtejshme të numrit të të infektuarve, anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive do të sugjerojnë zbutje të mëtejshme të restriksioneve.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Të gjithë anëtarët pajtohen që të ketë lehtësim të masave restriktive, sepse situata epidemiologjike e lejon këtë, sot rreth 300 pacientë të diagnostifikuar. Tashmë kemi filluar t’i kthejmë repartet në punë normale, urologjinë, kirurgjinë plastike, kardiologjinë, nuk ka presion si më parë. Në qoftë se trendi vazhdon do të ketë edhe lehtësime shtesë të restriksioneve.”

Prej sonte ora policore në vend të orës 21.00 do të fillojë në orën 23.00, ndërsa objektet hotelerike do të mund të punojnë deri në orën 22 e 30 minuta.