Kam qenë duke lëvizur me makinë në Ishull-Lezhë dhe e mitura më ka dalë para në rrugë e më kërkuar ta çoj tek një banese në qytetin e Lezhës”. Kështu është shprehur para hetuesve, efektivi i policisë së Lezhës Kol Kola i cili u arrestua të martën për ngacmim seksual të një vajze 13-vjeçare.
62-vjeçari mësohet të ketë thënë se e gjitha ngjarja është e inskenuar, duke mohuar ta ketë ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. Ndërkohë në lidhje me rastin, prokuroria po vijon hetimet dhe ndaj policit është ngritur akuza “Ngacmim seksual”. Ai po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë në Lezhë në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë.
Kol Kola 62-vjeç banues në Lezhë, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprën penale, “Ngacmim seksual”.
Ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur të moshës 13-vjeçare nxënëse në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Lezhës. Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se punonjësi i policisë Kol Kola ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim.