Gjuha dhe identiteti maqedonas janë vija e kuqe dhe nëse ky është kushti për t’u anëtarësuar në Union, Maqedonia e Veriut do të heqë dorë nga anëtarësimi. Kështu ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev, pas deklaratës së komisionarit për zgjerim, Oliver Varhelyi, se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në, varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.
“Me koston e identitetit maqedonas dhe gjuhës maqedonase, nuk kemi nevojë për Bashkimin Evropian, sepse ne do të jemi si pluhuri i humbur në erë. Kush do të hyjë në BE? Ne e kemi thënë këtë gjithmonë. Kështu, kemi arritur marrëveshje të mëdha, duke mbrojtur identitetin tonë kombëtar – gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas. Për shkak se është një e drejtë për vetëvendosje, është një ndjenjë dhe nuk ka marrëveshje që bie dakord se si ndihemi dhe me çfarë gjuhe flasim. Dhe kjo është një vlerë evropiane.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Problemi është irracional, thotë Zaev, i cili shpreson se do të ketë politikan bullgar të përgjegjshëm me të cilët megjithatë do të gjendjet zgjidhje.
“Ne sigurisht presim që të jenë politikanë të përgjegjshëm me të cilët mund të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje. Problemi është irracional dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Bullgaria është gjithashtu e interesuar që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe të integrohet në Organizata Ndërkombëtare si në BE. Është në interes të popullit bullgar, jo vetëm të maqedonas. Nga ai aspekt, besoj se do ta gjejmë zgjidhjen.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
BE dhe SHBA, janë miqtë dhe partnerët strategjikë të vendit, por vendimet janë tona dhe ne i sjellim ato thotë kryeministri lidhur me mesazhet e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë për tejkalimin e dallimeve.