Nga dita e sotme komuna Çairit ka siguruar afër 40 milion denarë për implementimin e Projektit të rekonstruimit të rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugët e lagjes Dizhon 15, 17, 19, 21, 23 dhe 23 A.
Marrëveshjen sot e ka nënshkruar kryetari i Çairit, Visar Ganiu në Ministrinë e Financave, ndërsa këto mjete janë nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP 2.
Ganiu shprehu edhe faleminderimin e tij ndaj angazhimit të Ministrisë së Financave dhe ministrit Fatmir Besimi në këtë drejtim.