Në mbledhjen e sotme të qeverisë, e cila ishte e para pasi Edi Rama fitoi mandatin e tretë janë miratuar disa vendime të rëndësishme.
Përpos ndryshimeve në qeveri në nivel zv/ ministrash, Këshilli i Ministrave vendosi që të shtynte afatin për dorëzimin e deklaratës vjetore individuale të të ardhurave për vitin 2020.
Kështu të gjithë qytetarët me të ardhura mbi dy milionë lekë dhe të dypunësuarit, pavarësisht nga niveli i pagave kanë edhe 2 muaj kohë që të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave dhe pagesën shtesë nëse kanë.
Afati ishte deri në 30 Prill, ndërsa sot u shty deri më 30 qershor. Gjithashtu në vendim theksohet se nëse deklarata dorëzohet brenda 30 qershorit falen gjobat.