SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen për “sovranitetin dhe integritetin territorial” të Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka rikonfirmuar përkushtimin e Uashingtonit për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Jam këtu për një arsye shumë të thjeshtë, që në emër të presidentit (amerikan, Joe) Biden të rikonfirmoj – fuqishëm – përkushtimin tonë ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës”, ka thënë Biden më 6 maj.

Vizita njëditore e Blinkenit synon të dërgojë mesazh të qartë për mbështetje të këtij vendi, në kohën e rritjes së tensioneve me Rusinë.

Marketing

Blinken ka thënë përmes një postimi në Twitter më 5 maj se vizita “do të jetë mundësi e rëndësishme për të diskutuar agresionin e vazhdueshëm të Rusisë dhe për të theksuar nevojën për ruajtje të fokusit në reforma me partnerët tanë ukrainas.”

Gjatë vizitës së tij më 6 maj, diplomati amerikan do ta takojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, anëtarë të Parlamentit të Ukrainës dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Zelenskiy ka thënë se dëshiron të dëgjojë sinjale të forta nga Shtetet e Bashkuara për mbështetje të dëshirës së Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Në një deklaratë të lëshuar më 5 maj nga Departamenti amerikan i Shtetit, Uashingtoni nuk ka përmendur aspiratat e Ukrainës për NATO, mirëpo ka ja thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të monitorjnë situatën sa i përket “veprime agresive të Rusisë dhe retorikës që shënjestron Ukrainën”.

Ukraiana pritet të kërkojë më shumë ndihmë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.

Deklarata e autoriteteve amerikane vë në pah se nga viti 2014, Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës ndihmë në vlerë të 4.6 miliardë dollarëve./REL