Tetovë, bie numri i pacientëve të hospitalizuar me Covid

Ditët e fundit në Tetovë ka ulje të pacientëvë të hosptializuar me Covid 19 thonë nga Covid Qendra. Sipas mjekut Gezim Nuredini për momenti ka 20 pacient të hospitalizuar prej tyre 18 me oksigjen terapi, por sipas tij janë të gjith në gjendje të mir shëndetësor.

Marketing

“Tani për momenti kemi zvoglim të numrit të pacientëve,momentalisht kemi 20 pacient të hospitalizuar,prej tyre 18 janë me terapi me oksigjen,edhe pse janë në oksigjen nuk janë raste të rënda që kemi pasur para dy tre javësh. Shumica e pacentëve janë në gjedje të mir dhe tani një pjesë të tyre do ti lëshojm per në shtëpi.”, tha Gëzim Nuredini nga Covid Qendra Tetovë.

Nuredini thotë se situat që kaluam tani ka qenë më e veshtira se sa e nëntorit.

“Dallimi është se tani pacientët sa dalin pozitiv për disa ditë i kemi në spital të hosipitalizuar,që nuk ishte rast në nëntor. Në nëntor kishim pacient që vishin pas ditës së shtat ose dhjetë.Tani jo se pasqyra klinike fillon të zhvillohet me një herë por ka një pasqyr klinike me të vërtet të cuditshme duke bërë që edhe saturimi i oksigjenit të zvoglohet deri në 30-40 shkall,flas për dy tre javët e kaluara. Kjo vale mund të themi lirisht se ishte vala më e fort ndoshta nuk është vërëjtur.” tha Nuredini.

Nuredini bënë apel deri tek mjekët amë që pacientë mos i drejtojn tek ambulanta e Covid pasi bëhët shumë ngarkes, ai kërkon nga to që ti udhëzojn një herë për analiza dhe më pastaj të vendosin se a ka nevojë a jo për tek Covid ambulanta.