Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit me Stevo Pendarovski tha se me presidentin është biseduar që tu mundësohet, siç tha ai drejtësi të dënuarve për “27 prillin”, transmeton Alsat. Mickoski tha politikanët e pushtetit duhet heqin dorë nga gjykata dhe prokuroria, në mënyrë që të dënuarit të marrin aktvendimin nga shkalla e dytë në gjyqësore, që të kenë mundësi të shfrytëzojnë mjet të jashtëzakonshëm juridik.
“Apeloj deri tek politikanët që të heqin dorë nga prokuroria dhe gjyqësori. E thash edhe para presidentit Pendarovsk, ne nuk kërkojmë amnisti, nuk kërkojmë mëshirë. por kërkojmë drejtësi për të dënuarit”, tha mes tjerash Mickoski. https://alsat.mk/mickoski-pas-takimit-me-pendarovski-nuk-kerkojme-amnisti-dhe-falje-per-27-prillin-kerkojme-drejtesi/