Pas gati tre dekadash në Londër, Christophe Reech u lodh nga mbyllja totale për shkak të pandemisë. Këtë pranverë e shiti shtëpinë e tij luksoze dhe u zhvendos drejt Dubait për të krijuar një jetë të re.
“Nuk kishte kthim mbrapa”, tha ai.
Edhe miqtë e tij të huaj të pasur po e bëjnë të njëjtën gjë, duke sjellë një rritje të paparë të shitjeve të pronave më ekskluzive të Dubait.
“Këtu në Dubai ekziston vetëm një strategji biznesi. Le të sigurohemi që të gjithë vaksinohen dhe të mbahet gjithçka e hapur”, tha Reech, kryetari i një kompanie për pasuri të paluajtshme dhe teknologji financiare.
Përderisa përhapja e vaksinave po bëhet në mënyrë jo të barabartë në të gjithë botën, po i detyron që edhe këto vende të zgjasin kufizimet e tyre.
Blerësit ndërkombëtarë kanë kapluar tregun e pronave në Dubai, një nga vendet ku mund të darkojnë dhe bëjnë biznes personalisht. Këta blerës po rrëmbejnë numër rekord të vilave dhe apartamenteve luksoze duke e dërguar në lulëzim tregun e shitjes.
Shitjet e pronave të pasura të Dubait, dikur të ngadalta, u rritën 230 % në tremujorin e parë të 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Property Finder çmimet në disa zona të nivelit të lartë u rritën deri në 40%.
Që nga rihapja e parë për turistët verën e kaluar, Dubai ka ngritur veten si vendi i pushimeve në botë për “miqësinë pandemike”. Pa karantinë gjatë vizitës, vizitorët mund edhe të festojnë në baret dhe plazhet në Dubai bashkë me fluturimet me helikopter.
Iniciativat e reja për të joshur të huajt e pasur përfshijnë viza pune, të “arta” dhe të rivazhdueshme. Autoritetet madje po i ofrojnë shtetësinë Emirate një grupi të zgjedhur të huajsh, shkruan Reuters.
Për të rritur markën e saj si një qytet kozmopolit, Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu kanë ndryshuar kodin ligjor islamik, duke lejuar që çiftet e pamartuar të jetojnë së bashku dhe jo-shtetasit të ndjekin ligjet e huaja për divorc e trashëgimi.
Vizioni i Dubait për jetën e lartë postpandemike ka marrë tërheqje ndërsa investitorët e huaj kërkojnë të “luajnë një rol të favorshëm në rimëkëmbjen ekonomike”.