Mickoski: Dyfytyrësia e Pendarovskit, tjetër gjë fliste në takim, tjetër para mediumeve

Me presidentin Pendarovski u dakorduam për gjithçka, por ai tjetër gjë foli në takim, tjetër para mediumeve, tha sot lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski, i cili sjelljen e presidentit Stevo Pendarovski gjatë takimit të djeshëm e quajti dyfytyrësi, transmeton Alsat.

Marketing

“Presioni mbi të është i qartë, unë e kuptoj atë, nuk mund ta justifikoj, sepse kjo në thelb quhet hipokrizi. Të kesh një fytyrë në takim, dhe fytyrë tjetër përpara kamerave, por në rregull, është e rëndësishme që edhe kështu i shtypur, Pendarovski doli me mendimin se nëse kemi prova të reja, ky rast, si shumë të tjera, duhet të nisin nga fillimi”, tha Mickoski./Alsat