Besimi: 5% rritje të normës së BPV-së – investime të reja dhe borxh publik stabil

Tërë bota, vitin 2021 e sheh si një vit të rimëkëmbjes ekonomike. Zbatimi i procesit të imunizimit dhe përmirësimi gradual i pasqyrës epidemiologjike, besimi tek investitorët dhe konsumatorët do të rritet, që do të rezultojë në rikuperimin e investimeve dhe konsumin privat. Me rimëkëmbjen e ekonomive dhe normalizimin e zinxhirëve të furnizimit, shkëmbimi tregtar do të rritet, si dhe shfrytëzimi i kapaciteteve prodhuese. Ме lehtësimin dhe suspendimin e masave preventive shëndetësore, do të përmirësohet shfrytëzimi i kapaciteteve të shërbimit. Kjo do të kontribuojë në gjallërimin e aktivitetit ekonomik dhe rritjen ekonomike.

Marketing

Tempoja e rimëkëmbjes ndryshon nga rajoni në rajon dhe nga vendi në vend sipas ndikimit të krizës së kovidit dhe dinamikës së procesit të imunizimit. Falë politikave në kohë për përballje me efektet e pandemisë, kriza pritet të ketë më pak pasoja sesa kriza financiare globale e vitit 2008, por vendet në zhvillim dhe vendet më pak të zhvilluara, që janë më të goditurat, pritet të përballen me më shumë humbje në periudhë afatmesme.

Pritjet e institucioneve financiare ndërkombëtare, sa i përket rezultatit ekonomik global po përmirësohen. Projeksionet e pranverës së Fondit Monetar Ndërkombëtar janë më të larta se ato të vjeshtës së vitit 2020, me rritjen e pritur të ekonomisë globale prej 6% në vitin 2021 dhe 4.4% në vitin 2022. Rishikimi në rritje i detyrohet stimulit fiskal shtesë të cilin e paralajmëruan disa nga ekonomitë më të mëdha botërore, rimëkëmbjes së pritshme ekonomike në gjysmën e dytë të vitit si rezultat i vaksinimit si dhe efektivitetit të masave të ndëmarra nga ekonomitë për kapërcimin e situatës deri tek vaksinimi i tërësishëm.

Rritja ekonomike në eurozonë është projektuar në 4.4% për 2021 që paraqet rishikim në rritje krahasuar me projeksionet nga janari, por rishikim në rënie krahasuar me projeksionet nga tetori i vitit të kaluar. Për vitin 2022, rritja ekonomike projektohet në 3.8%, me ç’rast pritjet janë të përmirësuara dukshëm në raport me projeksionet e tetorit të vitit të kaluar.

Pasiguria lidhur me rimëkëmbjen mbetet e madhe edhe në vijim, kryesisht për shkak të krizës së zgjatur shëndetësore, përkatësisht se sa vaksina do të aplikohen dhe se a do të kenë efektivitetin e duhur kundër llojeve të reja të virusit korona. Burimet e pasigurisë janë efektiviteti i politikave për kufizimin e dëmit ekonomik nga pandemia, zhvillimi i kushteve financiare dhe lëvizja e çmimeve të të mirave dhe shërbimeve, si dhe kapacitetet për përshtatjen e ekonomisë.

Situatat dhe pritjet për ekonominë e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Parashikimet e prillit të FMN-së për rritjen ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 me rritje prej 3.8% përafrohen me ato të Ministrisë së Financave (4.1%). Që nga fillimi i vitit, vërehen trende pozitive në ekonomi. Kjo mund të shihet më së miri përmes të hyrave të buxhetit. Resprektivisht, nga fillimi i vitit, deri në fund të muajit prill, të hyrat janë më të larta për 11% në krahasim me vitin e kaluar, duke pasur parasysh që pjesa më e madhe e periudhës krahasuese, vitin e kaluar nuk ishte nën ndikimin e krizës së kovidit. Arkëtimi i tatimeve dhe kontributeve është më i lartë me mbi 12%, me ç’rast tatimet kanë rritje pothuajse 18%, ndërsa kontributet rritje prej 4.5%. Rritja e arkëtimit të tatimeve është si rezultat rritjes së lartë të arkëtimit tek pothuajse të gjitha detyrimet dhe më së shumti rritjes së TVSH-së me pothuajse 30%.

Sipas Entit shtetëror për statistikë, në dy muajt e parë, eksporti i mallrave regjistroi rritje nominale prej 18% në bazë vjetore, me ç’rast me dinamikë të përforcuar vazhduan trendet pozitive në këtë segment. Importi i mallrave regjistroi rritje nominale prej 14.1%. Shfrytëzimi i kapacitetit të prodhimit rritet poashtu, me shfrytëzim prej 71% gjatë muajit shkurt, që është në nivelin e para krizës. Tendenca pozitive vërehen edhe në prodhimin industrial në muajin mars të vitit 2021, me rritje prej 7.6% në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Të dhënat e tregtisë së brendshme për dy muajt e parë tregojnë rritje nominale të qarkullimit prej 0.5% që vijon pas periudhës së rënies gjatë tërë vitit 2020. Paga mesatare vazhdon të rritet që nga fillimi i vitit, me rritje prej 2.7% në muajin shkurt. Në mars, kreditë e përgjithshëm u rritën me 5.2%, me rritje të kreditimit si amvisëritë ashtu edhe për sektorin korporativ, ndërsa depozitat e përgjithshme u rritën për 7.4%.

Sipas zhvillimeve dhe pritjeve të fundit makroekonomike dhe fiskale në raport me mjedisin ekonomik ndërkombëtar, ekonomia e brendshme parashihet të kthehet në drejtim të rritjes ekonomike dhe t’ kapërcejë goditjet e shkaktuara nga pandemia.

Strategjia për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rritjen e përshpejtuar – SmartER Growth

Një nga mendjet briliante, Albert Einstein, vlerësonte se çdo krizë, sjell mundësi për ata që arrijnë t’i njohin ato. Kriza e kovidit mund të jetë një mundësi për t’i vendosur gjërat në vendin e duhur në mënyrë sistematike, për vazhdimin e funksionimit më mirë dhe për krijimin e vlerës më të madhe. Prandaj, përveç masave dhe aktiviteteve drejt rimëkëmbjes së ekonomisë, nevojitet krijimi i mekanizmave që do të stimulojnë aktivitetin ekonomik në drejtim të rritjes ekonomike më të lartë dhe të qëndrueshme në periudhë afatmesme. Ky është qëllimi i Strategjisë për rimëkëmbjn e ekonomisë, rritjen e përshpejtuar dhe të qëndrueshme (SmartER Growth), për të cilën kam shkruar paraprakisht.

Strategjia përbëhet nga katër shtylla: (i) rimëkëmbja ekonomike nga Kovid-19, (ii) rritja ekonomike e përshpejtuar, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, (iii) përforcimi i konkurrencës së sektorit privat dhe (iv) zhvillimi i burimeve njerëzore dhe mundësi të barabarta.

Drejt rimëkëmbjes ekonomike nga Kovid-19 veprojmë përmes masave për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe mbrojtjes sociale të kategorive më të ndjeshme, si dhe përkrahjes së ekonomisë, sektorit privat dhe mbrojtjes së vendeve të punës.

Pas rimëkëmbjes ekonomike, parashikuam masa dhe politika për rritje ekonomike të përshpejtuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, që janë në drejtim të qeverisjes më të mirë – përkatësisht sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe ndërtimit të kapaciteteve institucionale. Rëndësi të jashtëzakonshme në këtë konktekst do të jetë sigurimi i qëndrueshmërisë fiskale dhe stabiliteti makroekonomik dhe financiar. Këtu kemi të bëjmë me masa për të nxitjen e decentralizimit fiskal, sigurimin e zhvillimit të barabartë rajonal dhe lokal, mjedis jetësor të qëndruesëm dhe të shëndetshëm dhe dixhitalizim të ekonomisë si dhe shërbimeve publike.
Njëkohësisht, do të punohet edhe në përforcimin e konkurrencës së sektorit privat, për përforcimin e lidhjeve tregtare dhe për integrimin e zinxhirëve globalë. Do veprojmë në përmirësimin e mjedisit afarist dhe për luftën kundër ekonomisë gri, për përmirësimin e qasjes në financa dhe adaptimin e teknologjisë dhe modernizimit të bujqësisë. Prezantuam disa prej masave dhe hapëm diskutim publik me komunitetin akademik dhe komunitetin e biznesit për luftën kundër ekonominsë gri dhe evazionin tatimor dhe për avancimin e decentralizimit fiskal dhe më tej do të debatojmë mbi tema dhe zgjidhje të tjera.

Investimet në kapitalin njerëzor mbeten si prioritete kryesore në Strategjinë për rimëkëmbjen dhe rritjen e përshpejtuar. Do të punohet drej zhvillimit të mundësive të barabarta, zhvillimi të burimeve njerëzore përmes investimeve në arsim, shkencë dhe shëndetësi, nxitjes së aktivitetit më të madh të popullatës së aftë për punë, mbrojtjes sociale dhe sigurimit social.

Sa i përket rritjes së përshpejtuar dhe përmirësimit të standardit dhe kushteve të jetesës në vend është edhe Plani për investime publike 2021-2025 që përqendrohet në zbatimin e projekteve kapitale infrastrukturore në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, infrastrukturën energjetike dhe komunale, si dhe investimet kapitale për përmirësimin e kushteve në sistemin e shëndetësisë, arsimit dhe sistemit social, bujqësisë dhe mbrojtjeds së mjedisit jetësor. Në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025, janë planifikuar projekte kapitale në vlerë përgjithshme prej 3.2 miliardë euro, nga të cilat me mjete të buxhetit do të financohen 1.3 miliardë euro, ndërsa nga donacionet përmes fondeve IPA 112.8 milionë euro, ndërsa me mjete nga institucionet financiare ndërkombëtare/kreditorët bilateral, investimet kapitale do të financohen në vlerë prej 1.8 miliardë euro.

Në fakt, këto ishin risitë e buxhetit për vitin 2021 me qëllim që të jepet perspektivë më e qartë për rritjen dhe zhvillimin, këto janë tre komponentet e kornizës afatmesme të buxhetit: a) strategjia për rimëkëmbjen dhe rritjen e përshpejtuar, b ) konsolidimi fiskal dhe c) plani i investimeve publike.

Kriza, borxhi publik dhe hapësira fiskale për financimin e rritjes ekonomike

Kriza e kovidit ndikoi pothuajse tek të gjitha ekonomitë në thellimin e deficitit buxhetor dhe kështu rritjen e borxhit shtetëror. Resprektivisht, rënia e aktivitetit ekonomik ndikoi negativisht tek të hyrat, përkatësisht në arkëtimin e detyrimeve, ndërsa në rritjen e shpenzimeve ndikoi rritja e shpenzimeve shëndetësore dhe masat stimuluese ekonomike.

Në Evropë, përveç Norvegjisë (e cila ka ndryshim negativ të borxhit shtetëror në vitin 2020, krahasuar me vitin paraprak për -1.3 pikë përqindje), vërehet rritje të borxhit shtetëror. Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritje më të madhe të borxhit shtetëror në Evropë për vitin 2020 krahasuar me vitin 2019 ka Spanja me rritje prej 27.5 pikë përqindje ose borxh shtetëror prej 123% të BPV-së, Italia me rritje të borxhit prej 27 pikë përqindje ose borxh shtetëror prej 161.8% të BPV-së dhe Greqia me rritje prej 24.3 pikë përqindje dhe borxh shtetëror prej 205.2% të BPV-së.

Në rajon, përveç Greqisë, Shqipëria ka rritje të lartë të borxhit prej 15.6 pikë përqindje dhe borxh shtetëror prej 83.3% të BPV-së, Sllovenia me rritje prej 14.9 pikë përqindje dhe borxh prej 81% të BPV-së dhe Kroacia me 14.5 pikë përqindje borxh shtetëror prej 87.7%. Nga 38 shtete, Republika e Maqedonisë së Veriut ka borxh më të ulët të shtetëror prej 24 vendeve dhe rritje më të ulët të borxhit shtetëror në vitin 2020 nga 22 vende. Mbajtja e boxhit në nivel të qëndrueshëm ka rëndësi të veçantë, që sipas vlerësimeve të FMN-së në raportin e muajit prill të vitit 2020 për ekonominë e Maqedonisë, nuk tejkalon 70% të BPV-së. Gjithashtu, me rëndësi është që çmimin që e paguajmë për borxhin të jetë i leverdishëm, përkatësisht vlera e shtuar – rritja që do të krijohet, të jetë më e lartë se norma e interesit.

Këtu, përballemi me zgjedhjen mes “çekanit dhe anvilës”, përkatësisht se si të financohet zhvillimi ekonomik, duke ruajtur një nivel të moderuar dhe të qëndrueshëm të borxhit publik dhe shtetëror. Sidoqoftë, ky nuk është një mision i pamundur, të cilin do ta elaboroj në vijim në këtë kolumnë.

Plani Juncker – 1 euro mobilizon 15 euro

Ish kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, në 2014 prezantoi “Planin e Investimeve infrastrukturore të BE-së” i njohur si “Plani Juncker”, që synonte gjallërimin e aktivitetit ekonomik në BE pas recesionit të shkaktuar nga kriza financiare globale, si dhe përmirësimin e infrastrukturës në vendet anëtare të BE-së. Vlera e përgjithshme fillestare e këtij plani ishte 315 miliardë euro, ndërsa rezultoi në vlerë 335 miliardë investime në infrastrukturë. E Përmend këtë plan për shkak të mënyrës së mobilizimit të vlerës së mjeteve, përkatësisht themelimin e Fondit për mobilizim të më shumë mjeteve nga burimet private dhe publike për financimin e projekteve në sektorë me rëndësi kyçe ekonomike, si infrasrtruktura transportuese dhe energjetike, efikasiteti energjetik, lidhjes më të gjerë dhe më të qartë, inovacione dhe fonde investuese afatgjate.

Bëhet fjalë për Fondin e investimeve strategjike (European Fund for Strategic Investment – EFSE) që kishte efekt multiplikativ në investimet 1:15, këshu që mjetet e këtij Fondi garantuan dhe në këtë mënyrë mobilizuan investime 15 herë më shumë se mesatarja e fondit. Efekti multiplikativ krijohet në qoftë se mjetet garantojnë aktivitete të reja përmes Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) në raport 1: 3, ndërsa BEI ofron instrumente që e shtojnë kapitalin në raport 1: 5.

Edhe Banka Botërore rekomanton gjetjen e instrumenteve të reja dhe mënyrave të reja për financimin e projekteve kapitale të mëdha, përkatësisht shumfishimin e financave për zhvillim (Maximizing Finance for Development – MFD). Ky koncept parasheh zgjidhje të ndryshme për financimin e projekteve duke përfshirë kapitalin privat dhe publik për rezultatet optimale. Kështu, ekonomitë, sidomos ekonomitë në zhvillim dhe ekonomitë me të hyra të mesme dhe të ulta, rrisin qasjen në kapital si dhe përfshirjen e burimeve të ndryshme për financim, që është në favor të angazhimeve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomikë.

Plani Biden “Ndërto më mirë” (Build Back Better)

Plani i Biden-it “Ndërto më mirë” (Build Back Better) garanton se me daljen nga kriza e thellë publike shëndetësore dhe ekonomike dhe njëherit duke u përballur me krizën ekzistuese klimatike do të fillojë një cikël investimesh i orientuar në krijimin e vendeve të punës që janë të nevojshme për ndërtimin e infrastrukturës moderne dhe të qëndrueshme si dhe të sigurohet energji tërësisht e pastër në të ardhmen. Përveç Planit amerikan për shpëtim (American Resque Plan) i cili kushton rreth 2 trilionë dollarë ose rreth 10% nga BPV-ja e SHBA-së, me “Ndërto më mirë” pritet të hapen miliona vende të reja pune të paguara mirë, si dhe ndërtimi i ekonomisë rezistente dhe të qëndrueshme – që do i mundësojë SHBA-së në rrugë të pakthyeshme të arrijë emetime neto – zero më së voni deri në vitin 2050.

Plani për financimin e rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike të përshpejtuar

Në drejtim të angazhimit tonë për konsolidim fiskal dhe njëherit edhe angazhimet për dyfishimin e rritjes ekonomike dhe arritjen e normës vjetore të rritjes së BPV-së rreth 5%, në Ministrinë e Financave në fazë përfundimtare është përgatitja e Planit për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, të cilin shumë shpejtë do ta prezantojmë dhe do e diskutojmë në opinion. Ky Plan jep përgjigjje për mënyra të reja për qasje në kapital, për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, përmes projekteve në sektorin publik dhe privat. Me këtë plan duam t’i rrisim investimet e përgjithshme në ekonomi dhe njëherit të mbetemi në kursin e projektuar që gradualisht të ulim deficitin fiskal e me këtë të mbajmë borxhin në nivel stabil.

Qëllimi kryesor i këtij plani është që përmes krijimit dhe shfrytëzimit të mekanizmave të ri, instrumenteve, fondeve dhe burimeve për financim të krijohet efekt multiplikativ, gjegjësisht përveç investimeve publike të planifikuara në vlerë prej rreth 4 miliardë euro për periudhën 2021-2025, të financuara nga buxheti, IPA fondet dhe institucionet financiare ndërkombëtare të mobilizohen mjete disa herë më shumë dhe investime nga sektori privat. Me këtë, do të rriten edhe investimet e përgjithshme dhe do të përshpejtohet rritja e Prodhimit Bruto Vendor dhe hapja e vendeve të reja të punës. Plani përmban krijimin e fondeve zhvillimore, fondeve për mbështetjen e inovacioneve, fondeve garantuese, fondeve ekvite, fondeve për kapital sipërmarrës (venture) dhe instrumente të ngjashme për përkrahjen e kompanive eksportuese, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe ndërmarrjeve sociale. Planifikohen partneritete private publike, koncesione dhe instrumente tjera për financimin e projekteve publike kapitale, por edhe të sektorit privat. Këto projekte janë në kuadër të Komitetit Nacional Investues (KNI), si dhe projekte të reja që mund të dalin si iniciativa nga sektori publik ose privat.

Plani për financimin e rimëkëmbjes dhe rritjes së përshpejtuar do të përmbajë projekte në sektorin publik dhe privat që nënkuptojnë përmirësimin e konkurrencës së ekonomisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, gjegjësisht do përfshijnë sfera nga mjedisi jetësor, dixhitalizimi, inovacionet, kapitali njerëzor dhe gjithëpërfshirje shoqërore.

Zhvillimi i zgjidhjeve ideore, koncepteve, kornizave institucionale dhe ligjore, ndihma teknike, do të mundësohen në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Banka Evropiane e Investimeve (BEI). Po ashtu në periudhën vijuese pritet që Banka Botërore të dorëzojë para-studim për fizbilitet, që do të sigurojë pasqyrë të tërësishme dhe kontura për krijimin dhe implementimin e këtyre aktivieteve. Realizues do të jetë Banka Zhvillimore, Fondi i inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik, Drejtoria për zona teknologjike industriale dhe institucione tjera me përfshirje të bankave komerciale dhe fondeve investuese.

Në MF punohet në drejtim të rregullativës për instrumente të reja financiare

Në drejtim të implementimit të instrumenteve të reja financiare nevojitet krijimi i kornizës adekuate institucionale që do të mundësojë zbatimin e tyre, si dhe përditësimin e tyre. Në proces është krijimi dhe miratimi i disa zgjidhjeve ligjore që do të përkrahin krijimin e këtyre fondeve.

Në kuadër të këtyre zgjidhjeve ligjore është Ligji për fondet investuese që është në procedurë parlamentare. Ai propozon vendosjen e fondeve furnizuese dhe fondeve kryesore dhe i përcakton kushtet për hapjen e degës së Shoqërisë së jashtme për menaxhim në territorin e RMV-së, si dhe mundësi që Shoqëria e RMV-së të menaxhojë me fondet e investimeve përmes fitimit të pjesëmarrjes së kualifikuar në shoqëri të huaj ose përmes hapjes së degës jashtë vendit.

Me përkrahjen e Bankës Botërore Ministria e Financave po punon edhe në Ligjin për fondet alternative të investimeve që duhet të miratohet gjatë vitit 2022 dhe i cili do të përcaktojë punën e fondeve për kapital sipërmarrës.

Në drejtim të instrumenteve të reja për mobilizim të kapitalit ështëedhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën e Maqedonisë për përkrahjen e zhvillimit që ka të bëjë me skemën kreditore – garantuese (Fondi garantues). Me skemën garantuese shteti ofron mundësi shtesë për qasje më të lehtë deri te mjetet financiare përmes ndërmarrjes së një pjese nga rreziku kreditor së bashku me bankat komerciale. Me këtë lehësohet qasja deri te mjetet financiare për kompanitë mikro të vogla dhe të mesme.

Me ndryshimet e këtij ligji, parashihet edhe themelimi i fondeve me të cilat do të mund të menaxhojë Banka Zhvillimore në emër të shtetit, që kanë të bëjnë me kreditimin e vendit, lëshimin e garancive pagesore dhe forma tjera të sigurimit, blerjes, shitjes dhe arkëtimit të kërkesave, faktoring dhe forfeting për llogari të klientëve, tregtim me letrat me vlerë në emër dhe llogari personale, mbledhjen, përpunimin dhe analizën e informacioneve për aftësinë kreditore të personave juridikë dhe shitjen e tyre, konsultimin ekonomik – financiar, sigurimin kreditor nga rreziqet komerciale dhe politike dhe sigurimin e investimeve. Këto fonde do të mund të mbushen nga Buxheti i RMV-së, huamarrjet dhe linjat kreditore nga institucionet ndërkombëtare financiare, donacionet nga vendi dhe jashtë dhe të hyra nga aktivitetet që do të ndërmerren.

Fonde të reja zhvillimore dhe kompetenca të reja për fondet ekzistuese.

Shqyrtohet mundësia që të krijohen fonde të ndryshme zhvillimore që do të targetojnë projekte në sektorin publik dhe privat dhe do të shfrytëzojnë mekanizma të ndryshëm për grumbullimin e kapitalit.

Një nga mundësitë që shqyrtohen është Fondi për përkrahjen e kompanive eksportuese, i cili përmes produkteve kreditore të volitshme do t’i përkrahë kompanitë prodhuese të orientuara në eksport.

Mundësi tjetër është themelimi i Fondit për investime i cili do të përkrahë projekte më të mëdha, para së gjithash projekte kapitale – arsimore si ndërtimi i kopshteve për fëmijë, shkollave, sallave sportive etj, ku gjatë përzgjedhjes së kompanive që do të përfshihen në procesin e plotë, prioritet do të kenë kompanitë e vogla dhe të mesme. Kështu, përveç investimeve në të mira kapitale, do të përkrahen edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Sipas planit për financimin e rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike, parashihet edhe Fondi për rritjen e mjeteve financiare (Fund of Funds), ku fokus i këtij fondi do të jetë stimulimi i më shumë investimeve në bizneset e fokusuara në rritje. Target do të jenë kompanitë e vogla dhe të mesme në fazë të zhvillimit dhe ekspanzionit të aktiviteteve afariste dhe me seli në RMV.

Në kuadër të Ligjit për fondet alternative të investimeve që është në proces e sipër, do të përcaktohet edhe krijimi dhe puna e fondeve për kapital sipërmarrës, që do të mbledh investime nga investitorët institucional dhe sipërmarrësit privatë që do të investojnë shuma më të mëdha.

Parashihet themelimi i Fondit strategjik investues i dedikuar për financimin e infrastrukturës dhe investimeve. Fondi do të sigurojë përkrahje financiare të duhur për mbulimin e infrastrukturës së madhe dhe axhendës së investimeve në zonat e lira ekonomike dhe industriale në RMV. Pas pilotimit, modeli mund të zgjerohet që të përfshijë të gjitha operacionet e tilla në vend, pa kufizim por me përkrahje nga investitorët ndërkombëtarë privatë dhe institucionalë. Për themelimin e këtyre fondeve ekziston mundësia e krijimit të kapaciteteve institucionale siç është Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Banka Zhvillimore dhe zona zhvillimore teknologjike industriale. Instrument shtesë për financim përveç fondeve planifikohet të jetë edhe (crowdfunding) – financimi me bashkëpunim apo strukturim të grupit. Për vendosjen e këtij lloji të instrumentit, do të nevojitet asistencë teknike për vlerësim nëse rregullativa ekzistuese i përshtatet konceptit për investim me bashkëpunim apo strukturim të grupit, si dhe përgatitjen e kornizës ligjore eventuale dhe kërkesave organizative për vendosjen e këtij koncepti. Korniza kohore për vendosjen e këtij instrumenti është deri në gjysmënvjetorin e dytë të vitit 2022.

Gjithashtu, parashihet edhe dizajnimi dhe emetimi obligacionit zhvillimor. Bëhet fjalë për instrument të ri në tregun e letrave me vlerë që ka për qëllim mobilizimin e mjeteve për projekte të reja zhvillimore.

Qëllimi dhe rezultatet që priten nga Plani për financimin e rimëkëmbjes dhe rritjes së përshpejtuar të ekonomisë

Plani ka për qëllim financimin e rimëkëmbjes së ekonomisë të goditur nga Kovid – 19 dhe përkrahjen e rritjes së përshpejtuar dhe të qëndrueshme dhe njëherit ruajtjen e stabilitetit fiskal përmes mobilizimit të kapitalit nga sektori privat si plotësim i mjeteve financiare të ndara nga Buxheti.

Rezultatet e pritura në afat të mesëm nga ky plan janë: Dyfishimi i rritjes ekonomike në afat të mesëm, nga norma mesatare e rritjes prej 2.5% në dekadën e kaluar, me normë të rritjes prej 5%; rritjen e investimeve në infrastrukturën publike, si dhe rritjen e investimeve në sektorin privat përmes mekanizmave me shtimin e financave me burime private përskaj atyre publike të financimit; ruajtjen e stabilitetit fiskal në kuadër të rregullave të Mastrihtit për borxhin publik dhe deficitin buxhetor.

Kështu, investimet dhe dinamika e përshpejtuar e rritjes do të kontribuojnë në rritjen e vendeve të punës dhe përmirësimin e standardit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

Na pret punë e vështirë, diskutime publike, debate dhe shkëmbim të ideve, që atë arrijmë deri te zgjidhjet më të mira të cilat në afat të mesëm dhe të gjatë do të mundësojnë zhvillim ekonomik dhe kushte më të mira për jetën e qytetarëve tanë.