16:03 | 9 Maj 2021
16:03 | 9 Maj 2021
Kushtrim Bajraktaraj vazhdon të arrijë suksese të njëpasnjëshme në sportin e bodybuildingut.
Emri i njohur i sportit të bodybuildingut ka arritur një tjetër fitore të madhe në karrierën e tij.
Bajraktaraj ka fituar medaljen e artë në Tiger Classic – Diamond Cup në Rumani, transmeton lajmi.net.
Në garën e organizuar nga IFBB, Bajraktaraj doli fitues në kategorinë deri në 80 kilogramë.
Përkundër vështirësive në përgatitje nga COVID-19, Bajraktaraj përsëri arriti të lë gjurmë në arenën ndërkombëtare duke ia sjell Kosovës edhe një medalje të artë në sportin e bodybuildingut. /Lajmi.net/