Putin: Përshkallëzimi izraelito-palestinez përbën kërcënim për sigurinë e Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se përshkallëzimi aktual i situatës midis Izraelit dhe Palestinës përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Putin sugjeroi të diskutohet situata në Kuds dhe Rripin e Gazës përpara agjendës së dakorduar.

“Unë do të doja t’u kërkoja kolegëve të mi të komentonin mbi situatën aktuale në Lindjen e Mesme, dua të them konfliktin e përshkallëzuar palestinezo-izraelit. Kjo po ndodh në afërsi të kufijve tanë dhe prek drejtpërdrejt interesat tona të sigurisë”, tha ai.

Marketing

Situata u tensionua në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar gjatë muajit të kaluar ndërsa kolonët izraelitë u futën pas një urdhri gjykate për dëbimin e familjeve palestineze në zonë.

Kohët e fundit, tensionet u përshkallëzuan më tej, duke u zhvendosur nga Kudsi Lindor në Gaza pasi grupet palestineze të rezistencës atje u zotuan për hakmarrje ndaj sulmeve izraelite në Xhaminë Al-Aksa dhe Sheik Jarrah nëse nuk ndaleshin.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, veprim ky që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.



. .