Testi: Dasmë pa maska dhe pa distancë

Mbrëmë në Kroaci është mbajtur një pilot-ngjarje me qëllim të vërtetimit nëse tubimet e të vaksinuarve, të testurarve dhe atyre që e kanë kaluar koronavirusin, janë të sigurtë nga aspekti epidemiologjik.

Pilot projekti filloi në orën 18:00 në Zagreb, kurse i pranishëm ka qenë edhe epidemiologu nga ISHP-ja e Kroacisë, i cili ka kontrolluar tubimin.

Në këtë ngjarje ka pasur 80 mysafirë, prej të cilëve vetëm një pjesë e vogël ishin njohur me njëri-tjetrin. Të gjithë kanë qenë të vaksinuar me dy doza, ashtu siç kanë kërkuar epidemiologët dhe Shtabi i Krizës. Pas një jave, pjesëmarrësit sërish do të testohen, që të shihet nëse dikush është infektuar.

Marketing

Mysafirët e ftuar kanë qenë të moshave të ndryshme, të rinj e të moshuar, mes tyre edhe studentë të mjekësisë, punonjës shëndetësor, hotelierë etj, të cilët kishin qëndruar në restorant deri ora 22:00.

Pilot-projekti është përgatitur nga Shoqata e Pavarur e Hotelierëve, me mbështetje të Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile dhe ISHP-së së Kroacisë.

“Qëllimi është të tregojmë se ka siguri gjatë organizimit të ngjarjeve. Presim që pas shtatë ditëve testet të jenë të volitshme dhe nuk do të ketë përhapje të infektimeve dhe se masat epidemiologjike, eventualisht para 1 Qershorit të relaksohen dhe të fillohet me punë edhe brenda restoraneve, me koncerte, festivale, derisa është duke vazhduar pandemia”, thanë organizatorët e këtij pilot-projekti.