“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbështesin njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimit evropian, dhe në atë rrugë ato vetëm mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën dhe asnjëherë të pengohen mes vete.”
Kryediplomati Bujar Osmani është decid kur konfirmon se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme për ta ndihmuar njëra tjetrën, pa pengesa, deri në anëtarësimin e plotë të vendeve në BE. Ai këtë deklaratë e ka dhënë pas takimit me Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi.
Sipas shefit të diplomacisë së RMV-së, takimi ka qenë produktiv. “Mundësi e shkëlqyeshme që të shkëmbejmë mendime për proceset aderuese dy shteteve në Bashkimin Evropian, parashikimet për miratimin e Kornizave negociuese dhe organizimin e Konferencave të para ndërqeveritare me BE-në”, ka shkruar në rrjetin social facebook Osmani.