Me rastin e festës së Fitër Bajramit, sot më 14.05.2021 Muftininë e BFI-së në Kumanovë e vizitoi Kryetari i Komunës së Likovë z.Erkan Arifi. Kryetari u prit nga Muftiu Abedin ef.Imeri dhe operativa e Muftinisë. Qëllimi i vizitës ishtë që Kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi të gjithë besimtarëve të konfesionit fetarë islam t`iu uroj këtë festë. Muftiu i Muftinisë së Kumanovës Abedin ef.Imeri në emër të Muftinisë së Kumanovës dhe në emrin e tij personal e falënderoi Kryetarin e Komunës z.Erkan Arifin për vizitën e bërë. Në vazhdim Muftiu tha se ne si Muftini e Kumanovës kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Komunën e Likovës dhe me të gjitha institucionet e saj, prandaj jemi mirënjohës për ndihmën që na e keni dhënë në të gjitha aspektet dhe shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi në fjalën e tij tha se sa i përket bashkëpunimit mes Komunës së Likovës dhe Muftinisë ju premtoj se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe shfrytëzoi rastin që në emër të Komunës së Likovës dhe në emrin tim personal së pari juve si Mufti i Muftinisë së Kumanovës, të punësuarve në të dhe të gjithë besimtarëve të konfesionit islman ju uroj këtë festë me shpresë që mes neshë të mbizotëroi një harmoni, mirëkuptim dhe tolerancë, urime Fitër Bajrami.
Në fund Muftiu i Muftinisë së Kumanovës Abedin ef.Imeri i nderoi me Bakllavanë e Bajramit.