Një 22-vjeçar në Tiranë dhe një punonjës i OSHEE janë vënë në pranga ditën e sotme.
Mësohet se i riu Kristjan Peçi u arrestua pasi pas kontrolleve të bëra në banesën që ai kishte marrë me qira tek rruga “5 Maji”..
Policia gjeti disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirëse kanabisi e municion luftarak.
Kurse, Evis Zeneli u arrestua pasi në banesë i riu kishte pasur lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe 34-vjeçari duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.